Gazetari aludon: “Për herë të parë kemi një prift gay në Kosovë”, Tomë Gashi i del në mbrojtje - Gazeta Express
string(90) "gazetari-aludon-per-here-te-pare-kemi-nje-prift-gay-ne-kosove-tome-gashi-i-del-ne-mbrojtje"

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 14:26

Gazetari aludon: “Për herë të parë kemi një prift gay në Kosovë”, Tomë Gashi i del në mbrojtje

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 14:26

Një figurë që prezantohet si prift ka qenë në qendër të vëmendjes ditëve të fundit pas takimeve zyrtare me disa nga kryetarët më të njohur të komunave në Kosovë, përfshirë Përparim Ramën (Prishtinë), Gazmend Muhaxherin (Pejë) dhe Ardian Gjinin (Gjakovë).

Gjatë debatit në Kosova Live, gazetari Arlind Imeri aludoi se “për herë të parë kemi një prift gay në Kosovë”, duke nxitur reagime  në studio. Ai shtroi pyetje mbi qëllimet reale të këtij personi dhe mbi mungesën e verifikimit institucional para takimeve zyrtare.

Në anën tjetër, avokati Tomë Gashi doli në mbrojtje të figurës në fjalë, duke deklaruar se “i njëjti nuk ka asnjë mëkat” dhe se “arrestimi i tij në të kaluarën ishte gabim”.

VIDEO NGA DEBATI: