Gashi u drejtohet deputetëve të VV-së: Me qeverinë Hoti, Serbia nuk do të jetë në titujt e medieve ndërkombëtare - Gazeta Express
string(109) "gashi-u-drejtohet-deputeteve-te-vvse-me-qeverine-hoti-serbia-nuk-do-te-jete-ne-titujt-e-mediave-nderkombetare"

Gashi u drejtohet deputetëve të VV-së: Me qeverinë Hoti, Serbia nuk do të jetë në titujt e medieve ndërkombëtare

Gazeta Express

04/06/2020 10:40

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka folur në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës u ka thënë deputetëve të Vetëvendosjes se dita e parë e qeverisë së re ka vendosur realitet të ri në Kosovë.

Gashi i ka thënë VV-së se standardet e reja nga sot nuk do të jenë “zhurmat” e tyre.

Lexo Edhe:

“Kjo është dita e parë në të cilën i vendosim standardet e reja të punës. Këto standarde nuk do të jenë zhurmat e juaja dhe gjuha e juaj”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë, po ashtu, se me qeverinë e re që do të udhëhiqet nga LDK-ja, Serbia nuk do të ketë avantazh në OKB siç i ka ndodhur me qeverinë Kurti dhe Serbia nuk do të vendoset në titujt e medieve botërore.

“Kjo nuk do të jetë një standard që e qet Serbinë në avantazh në OKB, nuk do të jetë standard që e vendos Serbinë në titujt e medieve më prestigjioze në botë. Nuk do të jetë një standard që të futen 1 mijë teste për Covid-19 nga Serbia në Kosovë”, ka thënë Gashi në fjalimin e tij në Kuvend.

Ai ka deklaruar se standardi i ri në politikë nga sot nuk do të ketë shkarkime në mesnatë.

“Te ne i keni dyert e hapura të bashkëpunimit si opozitë e re dhe nuk do të keni mundësinë që të silleni me mentalitetin e shkarkimeve të mesnatës”, u shpreh Gashi. /GazetaExpress/