Gashi: Qëllimi i bashkimit nuk është hakmarrja - Gazeta Express
string(45) "gashi-qellimi-i-bashkimit-nuk-eshte-hakmarrja"

Gashi: Qëllimi i bashkimit nuk është hakmarrja

Gazeta Express

21/02/2020 14:59

Para pak çasteve kryetari i Alternativës Afrim Gashi dhe kreu i Aleancës pë Shqiptarët Ziadin Sela zyrtarisht nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim ndërpartiak, përcjell Gazeta Express.

“Të nderuar përfaqësuas të mediave. Të nderuar te pranishëm. Më lejoni te falenderoj Ziadin Selën dhe aktivistët e Aleancës per Shqiptarët. Dua t’ju them se viti i kaluar per Alternativën ka qene vit i pikëllimit, pasi humbëm Sead Ajrulin dhe Shaban Zendelin. Ky bashkim shkon për ata. Bashkimi jonë nuk e ka për qëllim hakmarrjen. Nuk e ka për qëllim vlla vrasjen. Pas 12 prillit ne do të kujdesemi për të gjithë shqiptarët pa marrë parasysh se cilën parti do ta votojnë”, deklaroi Afrim Gashi./V.Leka.

Lexo Edhe: