Gashi: Që nga fillimi i bisedimeve me Aleancën kemi qenë kundër koalicionit “trepalësh” (VIDEO) - Gazeta Express
string(90) "gashi-qe-nga-fillimi-i-bisedimeve-me-aleancen-kemi-qene-kunder-koalicionit-trepalesh-video"

Gashi: Që nga fillimi i bisedimeve me Aleancën kemi qenë kundër koalicionit “trepalësh” (VIDEO)

Gazeta Express

29/01/2020 20:19

Koalicioni trepalësh nuk u jetësua. Ndërsa për këtë gjë kreu i Alternativës, Afrim Gashi thotë se ka qenë kundër që nga fillimi pasi që sipas tij, kjo do të ishte formulë e gabuar për të fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare tek votuesit shqiptarë.

“Ne kemi pasur dy dilema, a ta zgjedhim konceptin e sinergjisë apo konceptim e aritmetikës. Që nënkupton se koncepti i aritmetikës, sa më shumë parti dhe sa më shumë vota, ndërsa koncepti i sinergjisë është që të gjejmë formulën komplemtare që me më pak subjekte do të arrijmë më shumë efekt. Ne kur kemi hyrë në negociata me Aleancën për Shqiptarët e kemi pasur këtë formulë sinergjike e cila do ta sjellë ndryshimin dhe fitoren me 12 prill dhe jo të mundohemi duke i improvizuar apo vetëm duke e rritur numrin e partive, e t’i bëjmë dëm vetëvetës dhe të mos e sjellim ndryshimin e shumëpritur në Maqedoni”, tha Afrim Gashi në një intervistë për Gazetën Express.

Lexo Edhe:

Interviste me kryetarin e Alternatives, Afrim Gashi

Interviste me kryetarin e Alternatives, Afrim Gashi

Publiée par T7 sur Mercredi 29 janvier 2020