GASHI po sjell këngë me Dua Lipën, konfirmon dy lajmet e mëdha përmes kësaj videoje


Gazeta Express
27 Qershor 2019 11:27

Reperi Gashi do të performojë sërish në Prishtinë edhe këtë vit.

Edicionin e kaluar të festivalit Sunny Hill, reperi me origjinë shqiptare ka performuar për herë të parë në vendlindjen e tij dhe ka bërë një atmosferë të paparë.

Publiku është kënaqur shumë me atmosferën që ka krijuar GASHI dhe ai ka vendosur që edhe këtë edicion të jetë pjesë e festivalit, shkruan Gazeta Express.

Këtë artisti e ka konfirmuar përmes një videoje që ka postuar Dua Lipa, e cila ka dhënë lajmin.

Përveç kësaj, GASHI i cili shihet në një studio tregon se po punon për albumin e tij, që do ta performojë për herë të parë më 3 korrik në Prishtinë dhe konfirmon se në këtë album do të ketë një këngë edhe me Duan./Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart