Gashi: Opozita nuk po kanë qëndrim as pro as kundër - Gazeta Express
string(50) "gashi-opozita-nuk-po-kane-qendrim-as-pro-as-kunder"

Gazeta Express

17/11/2020 21:08

Gashi: Opozita nuk po kanë qëndrim as pro as kundër

Gazeta Express

17/11/2020 21:08

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka kërkuar nga opozita që të arrijnë deri në një marrëveshje politike, në mënyrë që të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Gashi, përgjatë emisionit ‘Pressing’ në ‘T7’ ka thënë se opozita nuk ka marrë asnjë qëndrim lidhur me këtë, duke pasur parasysh mungesën e partive opozitare në seancat e Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Opsioni i parë më i mundshëm do ishte që ne të shkojmë në Kuvend dhe ta bëjnë një marrëveshje politike, në mënyrë që të marrim një vendim. Opozita nuk po ka as qëndrim as pro as kundër, ata as nuk po marrin pjesë në Kuvend. Nëse ata duan ta luajnë obstruksionin total, nuk ki çka me iu bo. Nëse janë më shumë që votojnë kundër ligjit sesa pro, kjo i bjen se nuk po e përkrahin Qeverinë”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike pritet të vendoset në lexim të dytë, si dhe votim të tij. Por, deri më tani, LDK nuk ka arritur të bind partitë opozitare, në mënyrë që të sigurojë votat për ekzekutimin e këtij ligji.

Para një jave, as PDK e as VV nuk morën pjesë në seancën e thirrur për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. /Gazeta Express/