Gashi në Mal të Zi: Buxheti i Kosovës nuk është dëmtuar fare nga taksa


Gazeta Express
15 Qershor 2019 15:49

Në një Forum Ekonomik që po mbahet në Mal të Zi, është duke marrë pjesë edhe zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi. Teksa është folur për taksën e vendosur ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, Gashi ka thënë se taksa ishte një vendim politik.

“Taksat nuk janë masa ekonomike, por politike, dhe nuk kanë ndikim në buxhetin e Kosovës”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se të gjitha produktet që janë importuar nga Serbia, tani janë zëvendësuar me produkte nga Kroacia, Sllovenia, Gjermania, Izareli, Shqipëria e Maqedonia Veriore.

“Rreth 500 milionë euro vlerë e produkteve që janë importuar nga Serbia, tashmë janë zëvendësuar”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kosova ishte e detyaruar për të vendosur një taksë të tillë.

Ndër të tjera, Gashi ka thënë se duhet një pajtim politik, në mënyrë që të ketë lëvizje të lirë të mallrave./GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart