Gashi: LDK nesër mund të përcaktohet për kandidatin për Kryeministër


Gazeta Express
22 Gusht 2019 18:01

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se kjo parti është e gatshme për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Gashi tha se LDK-ja pritet që nesër të marrë disa vendime të rëndësishme sa i përket zgjedhjeve që pritet të mbahen në fillim të tetorit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës nesër mban mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm dhe aty do të këtë disa vendim. Njëri pritet të jetë zgjedhja e kryesisë së re dhe po ashtu do të ketë debat dhe diskutime se si do të shkojmë në zgjedhje. Besoj që nesër do të kemi një vendim dhe normalisht do të autorizohet kryesia për angazhimet e mëtejme për zgjedhje”, shtoi deputeti i LDK-së.

Gashi gjithashtu tha se nesër mund të vendoset edhe për kandidatin për kryeministër nga kjo parti, përderisa foli edhe për kandidatët për deputetë.

“Pres që LDK-ja do të përballet suksesshëm në këto zgjedhje. Do të konfirmohet me votë që do të përkthehet me ulëse në Kuvend, e më pastaj edhe me marrjen e përgjegjësive qeverisëse.Të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës nga LDK-ja kanë qenë të suksesshëm. Pres që të gjithë nga ta të rikandidohen për deputetë”, ka deklaruar ai.

Te fundit


Kthehu lart