Gashi: Kushtetuesja sqaroi se në Kosovë popullin e përfaqëson Kuvendi, e jo Qeveria e Presidenti - Gazeta Express
string(94) "gashi-kushtetuesja-sqaroi-se-ne-kosove-popullin-e-perfaqeson-kuvendi-e-jo-qeveria-e-presidenti"

Gashi: Kushtetuesja sqaroi se në Kosovë popullin e përfaqëson Kuvendi, e jo Qeveria e Presidenti

Gazeta Express

29/05/2020 20:29

Për Partinë Demokratike të Kosovës vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte profesional.

Kujtim Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se vendimi i Kushtetueses ka qenë i pritshëm për faktin se partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, nuk e ka shfrytëzuar të drejtën për të dhënë mandatarin për ta formuar qeverinë.

Lexo Edhe:

“Nëse i referohemi aktvendimit të GJK-së, kjo pjesë që ka dalë deri tash, ka sqaruar se Kosova është shtet parlamentar, se në Kosovë popullin e përfaqëson Kuvendi e jo Qeveria e Presidenti. LVV-ja vazhdimisht insistoi që të ketë ekskluzivitetin në mbajtjen peng të formimit të qeverisë dhe nuk e ka shfrytëzuar mundësinë për ta dhënë mandatarin”, u shpreh Gashi në KTV.

Sipas Gashit, Kushtetuesja tregoi qartë se Kosova ka sistem parlamentar të qeverisjes.

“Ishte vendim profesional dhe u nxjerr një zëri”, tha ai.

Sot gjatë ditës, edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli, e ka quajtur vendim të pritur shpalljen kushtetuese të dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër dhe e vlerësoi si vendim të drejtë.