Gashi i PDK’së: Ju siguroj se PDK’ja nuk e ka diskutuar përfshirjen në qeveri - Gazeta Express
string(74) "gashi-i-pdkse-ju-siguroj-se-pdkja-nuk-e-ka-diskutuar-perfshirjen-ne-qeveri"

Lajme

Gazeta Express

02/12/2020 20:55

Gashi i PDK’së: Ju siguroj se PDK’ja nuk e ka diskutuar përfshirjen në qeveri

Lajme

Gazeta Express

02/12/2020 20:55

Deputeti i PDK’së, Kujtim Gashi, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se partia e tij asnjëherë nuk ka diskutuar brenda mbledhjeve të saj futjen në qeveri.

“Ju siguroj se në asnjë takim të PDK’së nuk është diskutuar për përfshirjen e PDK’së në qeveri. Takimet tona kanë qenë të shkurta”, është shprehur Gashi.

Lexo Edhe:

Tutje, ai tha se ka zëra brenda dhe jashtë që PDK’ja të futet në qeveri. Megjithatë, qëndrimi i PDK’së është që të mbetet në opozitë sipas Gashit.

“Vullneti i strukturave të PDK’së është të mbetemi në opozitë. Ka zëra nga jashtë dhe brenda që dëshirojnë që PDK’ja të futet në qeveri. Por, qëndrimi i PDK’së është që të mbetemi në opozitë”, shtoi Gashi.