Gashi i LDK-së nuk beson se Thaçi do ta ketë një mandat tjetër për president - Gazeta Express
string(75) "gashi-i-ldkse-nuk-beson-se-thaci-do-ta-kete-nje-mandat-tjeter-per-president"

Gazeta Express

01/06/2020 15:55

Gashi i LDK-së nuk beson se Thaçi do ta ketë një mandat tjetër për president

Gazeta Express

01/06/2020 15:55

Gjatë qeverisjes së LDK-së, Arben Gashi, thotë se “nuk beson” që Hashim Thaçi ta fitojë edhe një mandat tjetër.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, thotë se me partnerët e rinj, LDK-ja nuk e ka futur si pjesë të marrëveshjes çështjen e mandatarit.

Lexo Edhe:

“Çështja e Presidentit nuk është projektuar në këtë koalicion”, ka thënë Gashi.

Shefi i GP të LDK-së, i pyetur se a pritet që gjatë qeverisjes së LDK-së me partnerë, Presidenti Hashim Thaçi ta fitojë edhe një mandat, thotë se nuk e beson këtë.

“Nuk besoj që do të ketë”, tha shkurt Gashi në konferencën për media.

Ai thotë se me Lëvizjen Vetëvendosje e kanë diskutuar çështjen e Presidentit, pasi kanë synuar koalicion për dy mandate qeverisje.