Gashi: Demaçi refuzoi ta ngushëllojë familjen e Rugovës pas vdekjes, thoshte “ndjesë mos pastë” - Gazeta Express
string(91) "gashi-demaci-refuzoi-ta-ngushelloje-familjen-e-rugoves-pas-vdekjes-thoshte-ndjese-mos-paste"

Gashi: Demaçi refuzoi ta ngushëllojë familjen e Rugovës pas vdekjes, thoshte “ndjesë mos pastë”

Lajme

Gazeta Express

24/05/2022 22:12

Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se marrëdhëniet mes Adem Demaçit dhe Ibrahim Rugovës kishin denigruar në masë të madhe pas vitit 1996.

Në emision po diskutohet për figurat të Adem Demaçit dhe Ibrahim Rugovës.

Lexo Edhe:

Gashi ka thënë se shtypi i LDK-së kishte bërë fushatë të egër ndaj figurës së Demaçit, por shton se Rugova kurrë nuk e kishte sulmuar personalisht atë.

“Ndarja kulminon në luftë. Ka presion ndaj Demacit që ai të thoshte se UÇK është terroriste. Por ai në mbledhje i bie tavolinës dhe thotë se nuk është terroriste por çlirimtare”, thotë ai.

Ai tregon një rast kur Demaçi nuk mori pjesë në mbledhjen komemorative për vdekjen e Rugovës.

“Demaçi refuzoi ta ngushëllojë familjen e Rugovës pas vdekjes, thoshte “ndjesë mos pastë”’, shton Gashi.

Tutje ai shton se varrimi i Demaçit nuk kishte pasur organizim të duhur shtetëror dhe se pjesëmarrja në të ishte shumë e vogël dhe organizimi ishte i tmerrshëm. /Gazeta Express/