Gashi: Basha ka punuar si përkthyes në Kosovë, tash ia mveshin çdo gjë - Gazeta Express
string(68) "gashi-basha-ka-punuar-si-perkthyes-ne-kosove-tash-ia-mveshin-cdo-gje"

Gazeta Express

17/11/2020 21:48

Gashi: Basha ka punuar si përkthyes në Kosovë, tash ia mveshin çdo gjë

Gazeta Express

17/11/2020 21:48

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, njëherësh edhe deputet nga partia në fjalë, ka folur edhe në lidhur me zhvillimet e fundit politike që po ndodhin në Shqipëri.

Gashi ka treguar pozicionin e tij karshi kësaj çështjeje, duke thënë se atë po e akuzojnë për gjëra që nuk kanë ndodhur nga dora e tij, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Lulëzim Basha ka punuar si përkthyes diku në Kosovë dhe tash ia mveshin se krejt çka ka ndodh në Kosovë e ka bo ai. Ai s’ka lidhje me atë punë”, ka thënë ai.

Deputeti Gashi ka vlerësuar edhe cilësinë e politikanëve në Kosovë dhe në Shqipëri, duke favorizuar diplomatët e vendit të tij.

“Unë personalisht mendoj se politikanët në Kosovë janë shumë më të pjekur sesa politikanët në Shqipëri. Vetëvendosja e ka acaruar paksa diskursin, por mendoj se ka pjekuri politike”, ka shtuar ai. /Gazeta Express/