Garë e nxehtë mes Napolit dhe Lazios për Mustafin - Gazeta Express
string(49) "gare-e-nxehte-mes-napolit-dhe-lazios-per-mustafin"

Gazeta Express

21/09/2020 9:59

Garë e nxehtë mes Napolit dhe Lazios për Mustafin

Gazeta Express

21/09/2020 9:59

Napoli dhe Lazio janë futur në një garë të nxehtë për mbrojtësin shqiptar të Arsenalit, Shkodran Mustafi, sipas mediave britanike.

Arsenali është i hapur për t’i dëgjuar ofertat për ish-përfaqësuesin e Gjermanisë, i cili ka marrëveshje me klubin vetëm deri në verën e vitit të ardhshëm, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Lazio – i cili javën e kaluar e bleu sulmuesin e Kombëtares së Kosovës Vedat Muriqi nga Fenerbahce – e ka synim kryesor Mustafin për qendrën e mbrojtjes.

Arsenali i kërkon 15 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit me prejardhje shqiptare.

Por çmimi i tij mund të bjerë deri në 12 milionë euro, sipas tabloidit britanik The Sun.

Lazio, megjithatë, do të përballet me konkurrencë të fortë nga Napoli, i cili synon ta gjejë një zëvendësues për Kalidou Koulibaly – i cili pritet t’i bashkohet Manchester City këtë verë.

Në Napoli, Mustafi do t’i bashkohej Amir Rrahmanit, qendërmbrojtësit dhe kapitenit të Kombëtares së Kosovës.

Problemi i vetëm në të cilin mund të hasin klubet italiane në afrimin e Mustafit është paga e tij e lartë.

Besohet se fituesi i Kupës së Botës i merr rreth 5 milionë euro në vit në Londrën veriore. /Gazeta Express/