Gara shpejtësie në autostradën Tiranë-Elbasan, policia pezullon 28 patenta


Gazeta Express
14 Nëntor 2019 9:33

Policia Rrugore ka kryer sërish aksione blic gjatë mbrëmjes së djeshme në autostradën Tiranë-Elbasan.

Blutë bëjnë me dije se radarët kanë regjistruar automjete që ecnin me 204 km/h, ndërsa kanë pezulluar për rreth 4 orë e gjysmë 28 patenta.

Policia i bën apel shoferëve të mos ecin me shpejtësi, pasi në shtëpi i pret familja. Kontrollet janë zhvilluar nga ora 20:00 e mbrëmjes e deri në orën 00:30.

Njoftimi i policisë:

Në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan

Vijon kontrolli me kamera, në aksin Sauk-Teg.

204 km/h para pak minutash.

Prej orës 20:00 të mbrëmjes e deri në orën 00:30, janë pezulluar 28 Patenta për shpejtësi nga 140 km/h deri në 204 km/h

Mos fluturoni se në rastin më të mirë ju pret polici e aparati, e në rastin më të keq ju pret ambulanca

Duaje jetën, jetoje ateë familja pret TY të shkosh në shtëpi, jo patenta pa ty.

Modifikuar më 08:30 14

Te fundit


Kthehu lart