Gara për Podujevën, çfarë thonë kandidatët - Gazeta Express
string(41) "gara-per-podujeven-cfare-thone-kandidatet"

Gara për Podujevën, çfarë thonë kandidatët

Gazeta Express

24/02/2020 22:01

Kandidatët në Podujevë të bindur në fitore, qytetarët presin qeverisje më të mirë

Janë kundërshtar politik.

Lexo Edhe:

Por, kjo nuk i pengon Naim  Fetahun e Nexhmi Rudarin që t’ia shtrijnë dorën njëri tjetrit.

Që të dy janë kandidat për kryetar të komunës së Podujevës, njëri nga PDK e tjetri nga LDK-ja.

Gara do të zhvillohet me 15 mars, ndërsa Nexhmi Rudari nga Lidhja Demokratike e Kosovës, shprehet i sigurt se do të fitoj qysh në raundin e parë.

“Ne jemi duke u përgatitur që zgjedhjet t’i fitojmë qysh në raundin e parë, jemi të përgatitur për të gjitha, por në mendojmë që do të fitojmë qysh në raundin e parë, ne kemi një kontratë të hershme, 20 vjecare me qytetarët e komunës së Podujevës.”, tha Nexhmi Rudari, Kandidat i LDK-së për Kryetar të Podujevës.

Rudari foli edhe për kundërkandidatët e tij.

 “Kundërkanditatët në Podujevë nuk kanë ndonjë bazë të madhe, bazë të gjerë, por i vlerësoj si njerëz.”

Ndërkohë, Naim Fetahu nga PDK, shprehet optimist sa i përket këtyre  zgjedhjev.

“Ne jemi duke bërë angazhimet tona, mobilizim strukturave, mobilizim qytetarëve, për me ia dal që me 15 mars PDK me arrit vendin që e meriton, që me arrit me 15 mars, me arrit fitoren.”, tha Naim Fetahu, Kandidat i PDK-së për Kryetar të Podujevës.

Edhe Fetahu ka një vlerësim për e kundërkandidatët.

 “Unë jam në garë me dy kundërkandidat të cilët kanë qenë pjesë e qeverisjes keqe në komunën tonë. Dytë vijnë nga LDK, munden të prezantohen sikur të jenë nga parti tjera, por ata brumin e kanë të njejtë.”

E përveq këtyre të dyve, në garë do jetë edhe Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Bulliqi në pamundësi të prononcohet për T7, për arsye të ndarjes nga jeta të Babait të tij, në prononcim doli Shefi i Shtabit Zgjedhor, Bahri Selimi.

Ky i fundit shprehet i bindur në fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë Komunë.

“Fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje, është e pashmangshme, dhe kjo po duket se ka ndodh.Qytetarët, votuesit dhe militantët të subjekteve tjera politike më konkretisht të LDK-së, e cila është në pushtet dhe ka keqqeveris me vendin që sa vite, ata vetë e kanë vullnetin dhe deshirën e madhe që të ndryshojn.” Tha Bahri Selimi, Shef i Shtabit Zgjedhor, LVV.

Ai i quan kundërkandidatët si të pakrahasueshëm me shefin e tij, si dhe thotë që përgatitja shkollore e Shpejtim Bulliqit është me e lartë se e kundërkandidatëve.

Ndërsa, qytetarët e kësaj komune kanë mendime të ndryshme sa i përket këtyre zgjedhjeve.

 “Këta janë 3 kandidat për kryetar, cili fiton presim të punojë pak ma mirë.”

 “Ishalla ka ndonjë ndryshim ma mirë diqka, ishalla ka ndonjë ndryshim se qeshtu problem.”

 “Ne nuk po themi vetëm në komunën tonë po në përgjithësi, krejt jemi për zgjedhje të reja, edhe për një jetë pak më të mirë.”

Këto zgjedhje për kryetar të Podujevës, janë të jashtëzakonshme pasi që ish kryetari Agim Veliu, mori postin e Ministrit të Punëve të Brendshme.