Gara për kreun e BKH-së, dy nga kandidatët përballen sot me “makinën e së vërtetës”, 4 orë në test - Gazeta Express
string(94) "gara-per-kreun-e-bkh-se-dy-nga-kandidatet-perballen-sot-me-makinen-e-se-vertetes-4-ore-ne-test"

Gazeta Express

18/02/2020 11:41

Gara për kreun e BKH-së, dy nga kandidatët përballen sot me “makinën e së vërtetës”, 4 orë në test

Gazeta Express

18/02/2020 11:41

8 kandidatët që janë në garë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, këtë javë do t’i nënshtrohen testit të Poligrafit ose “makinës të së vërtetes”. Mësohet se ditën e sotme do të përballen me testin e të vërtetës dy kandidatë dhe seancat do të zhvillohen pranë SHÇBA-së tek ministria e Brendshme, të cilat do të  zgjasin nga 2 deri në 4 orë.  Aktualisht në garë për kreun e “FBI-së shqiptare” janë Aida Veizaj, Ardian Çipa, Ervin Hodaj, Ylli Pjetërnikaj, Artur Beu, Gentjan Shehaj, Lindita Nushi dhe Idajet Faskaj.

Mësohet se testimi do të mbyllet të premten dhe më pas SPAK-u do të përzgjedhë një nga tetë garuesit për t’ia përcjellë KLP-së, për të bërë emërimin.

Lexo Edhe:

Çfarë është makina e së vërtetës?

Poligrafi bazohet mbi faktin se gënjeshtra provokon përgjithësisht ankth tek peronat që janë duke kryer këtë test.  Po kështu në momentin që kandidati gënjen ndryshojnë  parametrat fiziologjike, si presioni i gjakut, frekuenca kardiake, ritmi i frymëmarrjes e deri tek rezistenca e ndryshuar e lëkurës ndaj përcjelljes se rrymës elektrike.

Në garë për të drejtuar “FBI-në shqiptare” hynë 40 aplikantë profesionet e të cilëve varionin që nga avokatë, policë apo edhe ish-oficerë policie, të cilët prej kohësh jetonin jashtë Shqipërisë. Një pjesë e tyre që nuk përmbushnin kushtet u skualifikuan nga gara, ndërsa të tjerë humbën ‘betejën’ me provat. Lidhur me procesin ka dalë garant Ambasada Amerikane, e cila ka siguruar shqiptarët se ka qenë transparent.  Ambasada njoftoi se ka dhënë një fond prej 4 milion dollarësh, i cili do të përdoret në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për zhvillimin e sistemit etik, transparent dhe profesional të drejtësisë. Nga ana tjetër, për këtë post, kreu i SPAK Arben Kraja ka deklaruar se duhet një person me integritet dhe se do të trajnohet nga SHBA-ja.