Gara për çmimin për golashënuesin më të mirë në Evropë ka nisur furishëm dhe me disa befasi.
Ylli i Barcelonës Lionel Messi e fitoi Këpucën e Artë për herë të gjashtë rekorde sezonin e kaluar, dhe synon ta bëjë të njëjtën gjë edhe në sezonin 2019/20, transmeton Gazeta Express.
Messi i mundi disa prej golashënuesve më të mirë të kontinentit për ta marrë këtë çmim për vitin e tretë radhazi, duke i lënë prapa yjet si Kylian Mbappe, Fabio Quagliarella dhe Mohamed Salah.
Edhe pse nuk e priti askush, Cristiano Ronaldo ishte jashtë garës për këtë çmim në sezonin e tij të parë me Juventusin, dhe natyrisht se do të synojë të rikthehet këtë sezon, edhe pse ngel goxha prapa përsëri.
Këta janë 10 golashënuesit më të mirë në Evropë me gola dhe pikë.