Gara për inovacion dhe zgjidhje të problemeve


Gazeta Express
23 Maj 2019 11:11

Grupe të moshave të ndryshme kanë qenë pjesë e garës për projektin për inovacion dhe zgjidhje të problemeve, organizuar nga Ambasada e Finlandës në Prishtinë, raporton emisioni #gjesi në T7

Gazetare: Rinesa Bajrami

Nga 5 finalistët e zgjedhur, fitues ishin nxënësit e Shkollës “Pjetër Bogdani” nga Prishtina, të cilët janë paraqitur me idenë e krijimit të muraleve në shkolla.

Ambasadorja e Finlandës theksoi se përzgjedhja e fituesve ishte mjaft e vështirë, duke marrë parasysh që të gjitha idetë ishin mjaft kreative dhe interesante.

 “Fillimisht kur erdha këtu isha në një shkollë në Drenas dhe pashë një numër të madh të të rinjve. Menduam se si t’i aktivizojmë të rinjtë dhe të bëjnë diçka argëtuese, e cila do të kishte përfitime edhe për gjithë Kosovën, dhe njëkohësisht të promovojmë Finlandën si vend për zgjidhjen e problemeve. Pastaj erdhëm me këtë ide, ku ata duhet të bënin disa video për disa probleme të caktuara në Kosovë dhe se si do t’i zgjidhnin ata këto probleme në mënyrë sa më inovative”.

Ambasadorja finlandeze bëri të ditur se do të ketë edhe gara të tjera, të cilat do të organizohen në vazhdim.

#gjesi: Garë për inovacion dhe zgjidhje të problemeve

Te fundit


Kthehu lart