Ganimete Musliu me poezi: Dullë kanë ardhë lloj lloj sultana, historia jonë njeh edhe Toptana - Gazeta Express
string(91) "ganimete-musliu-me-poezi-dulle-kane-ardhe-lloj-lloj-sultana-historia-jone-njeh-edhe-toptana"

Ganimete Musliu me poezi: Dullë kanë ardhë lloj lloj sultana, historia jonë njeh edhe Toptana

Gazeta Express

29/09/2020 21:23

Deputetja e Kuvendit të Kosovës sonte për emisionin “Mbrëmjet e Lajmeve” ka recituar një poezi lidhur me kryeministrin e tanishëm të Kosovës, Avdullah Hoti.

Në edicionin e sotëm të lajmeve “Mbrëmjet e Lajmeve” u shtjellua edhe çështja se si deputetët tanë përpos punës që janë thirrur, do të thotë politika, kanë edhe talente të tjera si muzika, recitimi, thurja e poezive, mundja e shumë të tjera.

Një ndër të veçantat e këtij edicioni ishte edhe poezia e deputetes së njohur Ganimete Musliu,  e cila i dedikohet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.
Thurrja e vargjeve si dhe emocioni që ka përcjellur tek kjo poezi do të ju befasojë.

Lexo Edhe:

Ndiqni edicionin e plotë të “Mbrëmjet e Lajmeve” në videon më poshtë.


Ndër të tjerash mund të ndiqni: bëhen “numrat” në Qeveri për miratim të ligjit, Vushtria investon 140,000 euro për studim të Pandemisë, Neymar reagon për Valon Berishën, etj.

“Mbrëmjet e Lajmeve” është emision satirik i cili ka nisur së fundmi në GjirafaVideo.

Qëllimi i emisionit është që të argëtojë publikun duke satirizuar ngjarjet ditore në vend si ato politike dhe sociale.

“Mbrëmjet e Lajmeve” mund t’i ndiqni çdo natë nga ora 20:10 në GjirafaVideo.com