Ganimete Musliu: Konferenca e Albin Kurtit, si ajo e Adem Salihajt për kalashët - Gazeta Express
string(77) "ganimete-musliu-konferenca-e-albin-kurtit-si-ajo-e-adem-salihajt-per-kalashet"

Ganimete Musliu: Konferenca e Albin Kurtit, si ajo e Adem Salihajt për kalashët

Gazeta Express

26/02/2020 21:13

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka ironizuar me konferencën e sotme të kryeministrit Albin Kurti.

Shefi i ekzekutivit sot para mediave foli për atë që ai e ka cilësuar marrëveshje sekrete të ish-kryeministrit Hashim Thaçi me NATO’n, për veriun e vendit.

Lexo Edhe:

Musliu me këtë rast ka kujtuar një konferencë bizare të ish-deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihajt, i cili kishte deklaruar se kishte zbuluar fisin e kalashëve, mes Afganistanit e Pakistanit, për të cilët kishte thënë se janë shqiptarë.

‘’Eu bre, ra konferenca e Albinit e u harrua konferenca e Adem Salihajt’’, ka shkruar Musliu në Facebook.