Game of Thrones, beteja e madhe është gati që në episodin e dytë


Gazeta Express
16 Prill 2019 22:16

Trileri i ri i Game Of Thrones zbulon që beteja e Winterfellit do të zhvillohet shumë shpejt e derisa White Walkers po përgatiten të sulmojnë Veriun

Një tjetër skenë interesante nga ky triler është se mbretëresha, Daenerys Targaryen kërcënon të vrasë Jaime Lannister pasi ai kishte vrarë babin e saj pas shpine në betejën për ta marrë fronin e “Shtatë Mbretërive”.

Beteja e Ëinterfell duket se është afër Derisa Veriu pritet është gati të luftojë kundër “Mbretit të Natës”, me ushtrinë e tij te të pavdekshmëve që në radhët e tyre kanë edhe dragoin e akulltë.

“Para se të lindë dielli, nesër”, përgjigjet Tormund Giantsbane.

Një katapultë gjigante mund të shihet duke bërë shkatërrimin pasi që hedhet në ajër, ndërkohë që ushtria e “Veriut” bashkë me aleatët bëhen gati për luftë.

Spekulimet thonë se Beteja e Winterfellit dhe finale do të ndodhë në episodin tretë të sezonit të tetë të Game of Thrones.

Episodët janë drejtuar nga Miguel Sapochnik, që morri drejtimin për të bërë regjinë e episodëve për Hardhome dhe Beteja e Bastardëve, raporton Entertaiment Weekly, transmeton GazetaExpress.

Numri më i madh i personazheve do mblidhet për betejën më epike që nga debutimi i serialit në 2011, sipas raportimeve.

Kjo premton që të jetë një nga betejat më të mëdha dhe më të gjata në historinë e filmit dhe televizionit, dhe është filmuar tërë natën për 11 javë me radhë, madje në kushte të rënda atmosferike.

Tjetër nga ky triler, Dany i jep Kingslayerit një paralajmërim të rrezikshëm kur ata përballen për herë të parë në tetë sezone.

Khaleesi kërcënon për hakmarrje pasi Jaime i vrau babain, Mbretin e Çmendur, në një akt tradhtie.

“Kur isha fëmijë, vëllai më tregonte histori për njeriun që vrau babanë tonë, dhe për të gjitha gjërat që do i bënim atij njeriu”, thotë ajo.

Jaime nuk mund të përmbajë frikën teksa Bran Stark, Sansa Stark dhe Tyrion Laninnster vetëm shikojnë.

Në thellësitë e kështjellës, Tyrion mund të shihet teksa bashkon forcat me Jorah Mormont dhe Spider. Por për çfarë po komplotojnë ata.

Larg betejës dhe politikave të gjykatës, Missandei dhe Greyworm ndajnë një puthje plot pasion.

Fansat do kujtojnë kur çifti kishte një skenë intime në episodin e dytë të sezonit të shtatë teksa romanca kishte filluar të nxehej.

Një moment tjetër, Ayra Stark mund të shihet duke mprehur armët e saj ndërsa tregon stërvitjen e saj që e fitoi nga aventura e saj në Bravos nga “Perëndia shumëfytyreshe”.

“Vdekja ka shumë fytyra, mezi pres që ta shoh atë”, thotë ajo.

Trileri emocionues mbyllet me një të shtënë dhe me fytyrën e zymtë të Tyrion duke shikuar mbi muret e kështjellës nga siguria e Ëinterfell ndërsa “Endacakët e bardhë” (Ushtria e të vdekurve), afrohen. /GazetaExpress/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart