Galeria Qahili prezanton Renea Begolli - Gazeta Express
string(38) "galeria-qahili-prezanton-renea-begolli"

Arte

Gazeta Express

31/01/2023 14:51

Galeria Qahili prezanton Renea Begolli

Arte

Gazeta Express

31/01/2023 14:51

Galeria Qahili ka kënaqësinë t’iu ftoj në ekspozitën e parë personale të Renea Begolli e titulluar “Pragu” me 8 shkurt 2023 duke filluar nga ora 19:00.

Ekspozita “Pragu” e Renea Begollit e kuruar nga Yll Xhaferi paraqet një numër pikturash, imazhesh eksperimentale, fotografi dhe instalacione, të gjitha të fokusuara në eksplorimin e marrëdhënieve midis individit dhe shtresave të fizikalitetit.

Lexo Edhe:

“Duke u mbështetur nga përvojat e saj personale, puna e Begollit është thellësisht reflektuese dhe introspektive, duke tërhequr gjithashtu një vijë kryqëzimi të hapësirave private dhe publike dhe marrëdhëniet e trupit me ekosistemin. Ajo reflekton mbi gjendjet intime emocionale, gjithashtu me një perspektivë gjinore për imazhin e trupit dhe pritjetshmëritë sociale. Nëpërmjet punës së saj, ajo kërkon të ndërhyjë në hapësira dhe të krijojë imazhe që pasqyrojnë ndryshimet në ekosistem dhe peisazhet e mundshme të së ardhmes”, pjesë e konceptit kuratorial të Yll Xhaferit.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me 4 mars 2023.

Ekspozita personale e Renea Begollit është pjesë e projekteve të Galerisë Qahili, si pjesë e thirrjes për artistët e rinj.

Galeria Qahili ekziston për të krijuar, ruajtur dhe promovuar artin; për të edukuar dhe angazhuar publikun përmes fushave të artit. Misioni i saj mbështetë lirinë artistike dhe ngritjen e marrëdhënies unike midis prodhimit dhe konsumit të artit.

Ekspozita e Renea Begollit, mbështetet nga Komuna e Prishtinës.

/Express/