‘Galeria 17’ hap thirrje për artistë - Gazeta Express
string(34) "galeria-17-hap-thirrje-per-artiste"

‘Galeria 17’ hap thirrje për artistë

Arte

Gazeta Express

31/01/2023 15:05

Shtatëmbëdhjetë mirëpret aplikime nga artistë/e të mediumeve të ndryshme, hulumtues/e, teoricient/e, shkrimtar/e, shkencëtar/e nga Kosova për qëndrim 1 – 3 muaj në Rezidenca 17, në kuadër të programit INFRARED.

Rezidenca e Artit INFRARED fokusohet në çështjet që kanë të bëjnë me ambientin dhe ka për qëllim të promovoj zhvillimin hulumtues dhe artistik rreth saj. INFRARED është zhvilluar duke u bazuar në natyrën e rrezes infra të kuqe e cila në përgjithësi është e padukshme për syrin e njeriut, por që mund të ndjehet si nxehtësi dhe mund të shihet vetëm nën rrethana të caktuara me pajisje të veçanta. Në të njëjtën vijë të mendimit, Rezidenca e Artit INFRARED aspiron përmes artit të identifikoj çështje emergjente të ambientit. Prandaj, përfshin të gjitha llojet e qasjeve për qëllim rezidencës përtej zhvillimit artistik. Në këtë mënyrë INFRARED përmes rezidencave mëton të krijoj dialog publik mbi çështjet e ambientit.

Lexo Edhe:

Ky program mbështet procesin e zhvillimit të një ideje hulumtuese apo eksperimentuese, organizimin e një bisede/prezantimi publik dhe qasje të hapur të punës përmes formatit të open-studio.

/Express/