Gafa në ceremoninë e inaugurimit të stadiumit të ri shqiptar


Gazeta Express
17 Nëntor 2019 23:32

Sot në mbrëmje para ndeshjes Shqipëri- Francë, stadiumi i ri shqiptar ‘Air Albania’ u inaugurua ndër të tjera dhe me firmën simbolike të Presidentit të UEFA-s Aleksander Ceferin, por një gabim i dukshëm u ka shpëtuar organizatorëve.

Në ceremoninë e inaugurimit, firmat u vendosën në një tabelë ku pikërisht fjala ‘inaugurim’ ishte shkruar gabimisht në gjuhën angelze. Në vend të inauguration, ‘organizatorët’ e kishin shkruar ‘inaguration’.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart