Gafa e madhe e Rudina Hajdarit, thotë se në Letoni kanë vdekur tre ushtarë shqiptarë


Gazeta Express
8 Maj 2019 11:45

Kërkoi një minutë heshtje për vdekjen e tre ushtarakëve shqiptarë në Letoni, por “fatmirësisht” e kanë korrigjuar socialistët në sallë të cilët kanë thënë se vetëm një ushtare ka vdekur, ndërsa dy të tjerët janë të plagosur.

Kjo ka ndodhur sot në parlamentin e Shqipërisë. Gafa e madhe është bërë nga deputetja e PD-së Rudina Hajdari, e cila dukshëm nuk e ka ditur se tre ditë më parë në bazën e NATO-s në Letoni humbi jetën tragjikisht nëntetare Zarife Hasanj, ndërsa të plagosur mbetën dy ushtarakët, major Klodian Tanushi si dhe Reshter Julian Kapajn.

E bukura e gafës ishte se Rudina Hajdari u tha socialistëve kur ndërhynë se mund t’i tregonte edhe emrat, por pak sekonda më vonë kur i dëgjoi të gjithë… u bind se kishte vdekur vetëm 32 vjeçarja Hasanaj./Express

Te fundit


Kthehu lart