Gabon Chelsea, City dhe Liverpooli në festë - Gazeta Express
string(42) "gabon-chelsea-city-dhe-liverpooli-ne-feste"

Gabon Chelsea, City dhe Liverpooli në festë

Sport

Gazeta Express

04/12/2021 15:27

Chelsea ka gabuar në udhëtim te West Ham United, cka do të thotë se Manchester City dhe Liverpooli mund t’i kalojnë Blutë në renditje.

Është ndalur Chelsea.

Lexo Edhe:

Në xhiron e 15 në Premierligë, Blutë janë mundur 3-2 në udhëtim te West Ham United, raporton Gazeta Express.

Chelsea kaloi dy herë në epërsi në këtë takim me golat e Silvas dhe Mount, por West Ham barazoi me golat e Lanzini dhe Bowen.

Derisa Blutë po kërkonin sërish golin e epërsisë dhe të fitores, ndodhi e kundërta.

A. Masuaku shënoi nëj gol të bukur për 3-2 në minutën e 87’, gol që ka mundur të evitohet me një intervenim më të mirë të Mendy.

Sido që të jetë, City dhe Liverpooli tani kanë rastin ta zbresin Chelsean në pozitën e tretë nëse i fitojnë sfidat e tyre. /Gazeta Express/