Gabimet që i bëjnë shumica gjatë pastrimit të duarve


load
Gazeta Express
18 Tetor 2019 17:51

Shumica e njerëzve gabojnë me rastin e pastrimit të duarve, edhe pse kjo është mësuar qysh në fëmijërinë e hershme.

Duket e pabesueshme, por shumica e njerëzve gabojnë me rastin e pastrimit të duarve, thonë shkencëtarët.

Sipas tyre, është e pamjaftueshme përdorimi i sapunit dhe ujit për pesë sekonda gjatë pastrimit të duarve, ashtu siç veprojnë shumica e personave, pasi që bakteret mbeten në lëkurë.

Shkencëtarët thonë se duart duhet pastruar me sapun për dhjetë deri 20 sekonda, në mënyrë që nga lëkura të largohen bakteret.

Edhe pse të gjithë besojnë se uji i nxehtë i vret bakteret, temperatura në fakt nuk është e rëndësishme, pasi që efikase është vetëm uji i ftohtë.

Sapuni është i domosdoshëm, pasi vetëm uji nuk ka fuqi për të larguar bakteret.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart