Gabim gjatë fekondimit artificial, lind fëmijën e dikujt tjetër - Gazeta Express
string(62) "gabim-gjate-fekondimit-artificial-lind-femijen-e-dikujt-tjeter"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2021 13:53

Gabim gjatë fekondimit artificial, lind fëmijën e dikujt tjetër

Lajme

Gazeta Express

30/07/2021 13:53

Ajo lindi djalin e një gruaje tjetër për shkak të një gabimi gjatë fekondimit invitro. Kjo është historia që i ndodhi 33 vjeçares Olga Alyokhina nga rajoni rus i Chelyabinsk.

Siç raporton The Sun, prindërit kuptuan se Denis nuk ishte fëmija i tyre biologjik derisa zbuluan grupin e tij të gjakut.

Lexo Edhe:

Një test i ADN -së më vonë konfirmoi se gruas së re i ishte implantuar një embrion nga një pacient tjetër.

Tashmë Alyokhina dëshiron të dijë nëse fëmija i saj ka lindur.

Olga dyshon se prindërit biologjikë të Denisit tani po rrisin djalin e saj, prandaj vendosi ta bënte historinë publike, me shpresën se do të gjente gruan me të cilën u bë shkëmbimi.