Futbollisti që shënoi het-trik dhe mori të kuq pasi duartrokiti vetën, është vëllai i ardhjes së re te Kosova


Gazeta Express
23 Maj 2019 23:35

E mbani mend futbollistin që vite më parë shënoi het-trik dhe mori të kuq për shkak se u ul në tribuna duke duartrokitur vetën? Është vëllai i ardhjes së re te Kosova, Ibrahim Dresevic.

Medi Dresevic, atë kohë mbrojtës i Norrby IF, kishte pushtuar mediat botërore për veprimin që kishte bërë në një ndeshje. Ai kishte kompletuar het-trikun për të ndihmuar skuadrën e tij të fitojë 6-1 ndaj Tvaaker në Suedi.

Golin e tretë, Medi e festoi duke u ulur në tribuna dhe duke duartrokitur veten. Për këtë, ai u ndëshkua me të kuq.

Medi, që tani është pjesë e AFC Eskilstuna, është vëllai i ardhjes së re te Kosova, mbrojtësit 22-vjeçar, Ibrahim Dresevic.

Në prill të këtij viti, Ibrahim Dresevic kishte treguar për atë incident, që kishte bërë bujë në mediat botërore. Atë kohe ai kishte folur edhe për mundësinë që të luajë për Kombëtare të ndryshme, Suedinë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Kosovën, në fund zgjodhi “Dardanët”. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart