Futbollisti që kishte refuzuar dy herë Kosovën ftohet nga Zvicra për ndeshjet e këtij muaji - Gazeta Express
string(91) "futbollisti-qe-kishte-refuzuar-dy-here-kosoven-ftohet-nga-zvicra-per-ndeshjet-e-ketij-muaji"

Sport

Gazeta Express

09/06/2023 10:50

Futbollisti që kishte refuzuar dy herë Kosovën ftohet nga Zvicra për ndeshjet e këtij muaji

Sport

Gazeta Express

09/06/2023 10:50

Uran Bislimi, futbollisti që kishte refuzuar dy herë ftesën e Kombëtares së Kosovës, është ftuar nga Zvicra.

Lista e “Helvetikëve” për ndeshjet e këtij muaji ka pësuar ndryshime, si rezultat i lëndimit të Breel Embolos, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pas kësaj, përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, ka vendosur të ftojë dy futbollistë; Haris Seferovic dhe Uran Bislimi.

Bislimi do të jetë për herë të parë pjesë e Kombëtare A të Zvicrës.

Mesfushori i Luganos kishte bërë dy paraqitje për Kosovën vitin e kaluar, në miqësoret ndaj Armenisë dhe Ishujve Faroe.

Madje, Bislimi kishte shënuar gol në barazimin 1:1 me Ishujt Faroe.

23-vjeçari ishte ftuar pastaj nga “Dardanët” për ndeshjet kualifikuese të marsit, por që nga kampi i Kombëtares së Kosovës ishte thënë se ai ka refuzuar ftesën.

Refuzimi i ftesës në mars ishte hera e dytë nga ana e Bislimit, pasi i njëjti kishte refuzuar një ftesë edhe shtatorin e kaluar.

Zvicra tani ka katër futbollistë nga Kosova në listë për ndeshjet e marsit. Të ftuar gjithashtu janë edhe Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Andi Zeqiri.

Kombëtarja zvicerane më 16 qershor do të luajë në udhëtim kundër Andorrës, kurse pas tre ditësh do të jetë nikoqire e Rumanisë.

Zvicra prin në Grupin I me 6 pikë, aq sa ka edhe Rumania si e dyta.

Kosova është e treta me 2 pikë, Andorra dhe Izraeli ndajnë pozitat katër dhe pesë me nga një pikë.

Bjellorusia është e fundit dhe pa pikë. /Gazeta Express/