Futbollisti pranoi të luante kundër Kosovës, tifozët kërkojnë largimin e tij


Gazeta Express
13 Qershor 2019 11:39

Tifozët e Partizanit të Beogradit nuk e kanë pritur aspak mirë faktin se futbollisti i tyre, Aleksandar Scekic ka pranuar të luante për Malin e Zi kundër Kosovës. Prandaj, “Grobari” kërkojnë largimin e tij nga klubi serb

Aleksandar Scekic vendosi të luante për vendin e tij, Malin e Zi në ndeshje me Kosovën, në kualifikimet e Evropianit 2020, shkruan Gazeta Express.

Mirëpo, vendimin e tij nuk e kanë pritur aspak mirë tifozët e Partizanit, klub në të cilin luan ai.

Madje, tifozët “Grobari” e kanë shpalosur një transparent së fundmi në një ndeshje të ekipit të tyre të zemrës në basketboll mbrëmë, duke kërkuar madje edhe largimin e tij nga klubi bardh e zi.

“Tumbo bravo, Scekic lamtumirë”, ka shkruar në transparent, i cili e përshëndet vendimin e tashmë ish-trajnerit të Malit të Zi, Ljubisa Tumbakovic pë të mos e drejtuar ekipin kundër Kosovës, por ndërkohë e thumbon futbollistin malazez, të cilit tifozët e Partizanit nuk e kanë ndërmend t’ia falin gabimin, sipas tyre, që zbriti në fushë në stadiumin e Podgoricës për të luajtur kundër Kosovës.

Gjithashtu, në qendër të akuzave të “Grobari” ishin edhe ish-futbollistët e Partizanit, Nebojsa Kosovic e Mark Jankovic, të cilëve iu thanë se si nuk iu erdhi turp të luanin kundër Kosovës, duke i tradhëtuar me këtë rast serbët, të cilët nuk e njohin shtetin e Kosovës.

Ndërkohë, njëjtë si trajneri, as dy futbollistët e Crvena Zvezdës, Mirko Ivanic e Filip Stojkovic, nuk kishin pranuar të luanin kundër Kosovës. /Gazeta Express/

Grobari poruka za Tumbu i Crnogorce

HotSport Grobari Partizan

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart