Futbollisti nga Kosova që do të luajë ndaj Zvezdës në Beograd e ka shqiponjën tatuazh në zemër


Moral Pozhegu
19 Korrik 2019 15:39

Erfan Zeneli do të luajë me Helsinkin e tij kundër Crvena Zvezdës në Beograd. Futbollisti nga Kosova shpreson të shënojë dhe të festojë me shqiponjë. Mirëpo, ai tashmë e ka shqiponjën – tatuazh në zemër

Serbët po frikësohen se futbollisti nga Kosova, Erfan Zeneli mund të festojë me shqiponjë nëse shënon në Beograd ndaj Crvena Zvezdës, teksa do të luajë me ekipin serb për skuadrën e tij Helsinki, në rrethin e dytë kualifikues të Champions Leagues, shkruan Gazeta Express.

Edhe vetë futbollisti kosovar ka thënë se mund të festojë duke e formuar shqiponjën dykrenore – simbol i shqiptarëve, nëse shënon ndaj ekipit serb.

Futbollisti ofanziv i Helsinkit kishte festuar edhe në të kaluarën me shqiponjë kohë pas kohe.

Mirëpo, Zenelit do t’i mjaftonte ta heq fanellën për t’i “çartur” serbët.

Në fakt, futbollisti kosovar e ka vendosur kohë më parë shqiponjën në zemër të tij përmes një tatuazhi.

Andaj, kudo që shkon, simbolin e shqiptarëve e mban me vete.

Zeneli është njëri prej futbollistëve më të mirë shqiptarë që kanë luajtur ndonjëherë në Finlandë. Ai i ka mbetur besnik Helsinkit në pjesën dërrmuese të karrierës. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart