Futbollisti i provokon tifozët kundërshtarë me vallëzim, përfundon në tokë me simulim komik - Gazeta Express
string(90) "futbollisti-i-provokon-tifozet-kundershtare-me-vallezim-perfundon-ne-toke-me-simulim-komik"

Futbollisti i provokon tifozët kundërshtarë me vallëzim, përfundon në tokë me simulim komik

Futboll

Gazeta Express

11/08/2022 12:48

Situatat befasuese në sport, më saktësisht në futboll, nuk kanë të ndalur.

Përpos golave, driblimeve apo edhe situatave tekniko-taktike, shpesh na ndodh të shohim spektakël të papritur.

Lexo Edhe:

Në orët e fundit, në rrjetet sociale është bërë virale një video që vjen nga Superliga e Malajzisë, shkruan “Gazeta Express”.

Në ndeshjen ndërmjet Kelantan FC dhe Perak FC, e zhvilluar në Sultan Muhammed IV Stadium, ndodhi një skenë qesharake.

Derisa tifozët ishin të mllefosur me zhegitjen e lojës nga ana e mysafirëve, kulmi arriti kur njëri nga futbollistët udhëtues, Perak Danish Haziq po bënte skena provokuese duke vallëzuar përballë tifozëve, derisa po bëhej gati një goditje nga këndi.

Një mbrojtës kundërshtar e shtyu lehtë dhe ai përfundoi në tokë si një balet, duke i rrotulluar disa herë për të humbur kohë thuajse i ishte thyer këmba apo ndonjë gjymtyrë tjetër e trupit. /Gazeta Express/