Futbollisti i kombëtares ‘ngacmon’ moderatoren shqiptare.. edhe ajo “nuk ia përton”


Gazeta Express
12 Qershor 2019 20:52

Prej kohësh në mediat rozë është përfolur për një lidhje të fshehtë mes moderatores të “Proçesit Sportiv”, Nevina Shtylla dhe futbollistit të Kombëtares, Eros Grezda.

Në muajin janar, Nevina dhe Erosi postuan një foto së bashku që u përfol shumë, ndërkohë që së fundmi Grezda është shfaqur sërish në skenë, teksa i ka lënë koment një “emoji” të sirenës bukuroshes së ekranit.

Kjo e fundit nuk ka nguruar t’i kthejë përgjigje 24-vjeçarit, teksa i ka dërguar 2 “emoji” përqafimesh, duke rikthyer edhe njëherë dyshimet për një lidhje mes të dyve./panorama

Te fundit


Kthehu lart