Futbollisti i Bayernit e refuzon Gjermaninë për Kroacinë - Gazeta Express
string(56) "futbollisti-i-bayernit-e-refuzon-gjermanine-per-kroacine"

Futbollisti i Bayernit e refuzon Gjermaninë për Kroacinë

Futboll

Gazeta Express

21/09/2021 9:38

Josip Stanisic zgjedh Kroacinë. Mbrojtësi i talentuar i Bayernit të Mynihut ka qenë në dilemë për të zgjidhur mes përfaqësueses gjermane dhe asaj kroate, por ka vendosur zyrtarisht në favor të kësaj të fundit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti, që pasi ka takuar trajnerin e Kroacisë, Zlatko Dalic, ka vendosur t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për dy ndeshjet e ardhshme eliminatore të Kupës së Botës, ndaj Qipros dhe Sllovakisë.

Lexo Edhe:

“Familja ime vjen nga Slavonski Brod, një qytet në lindje të Kroacisë dhe është një ëndërr për mua të përfaqësoj vendin tim të origjinës. Federata Kroate e Futbollit dhe trajneri Daliç më kanë kërkuar me ngulm, duke më ofruar një perspektivë mjaft të mirë, ndaj u kam thënë po dhe pres të jap kontributin në fushë sa më shpejt”, deklaroi mbrojtësi 21-vjeçar.

Josip Stanisiç është rritur në ekipet e moshave të Bayernit të Mynihut dhe debutoi me skuadrën e parë sezonin e kaluar, ndërsa këtë vit e ka nisur mjaft mirë, pasi nën drejtimin e Julian Nagelsmann ka zbritur në fushë në plot 7 ndeshje.

Më herët futbollisti ka veshur fanellën e Gjermanisë U19, por duket se grumbullimi i menjëhershëm në skuadrën e parë të Kroacisë, e ka joshur më shumë sesa të vijonte rrugëtimin e tij me ekipet e moshave te “panzerat”.