Futbollisti anglez: S’ndihem kurrë 100 për qind i sigurt në SHBA - Gazeta Express
string(62) "futbollisti-anglez-sndihem-kurre-100-per-qind-i-sigurt-ne-shba"

Futbollisti anglez: S’ndihem kurrë 100 për qind i sigurt në SHBA

Gazeta Express

03/06/2020 14:43

Ish-mbrojtësi i Manchester City që tani luan në MLS, Nedum Onuoha, ka thënë se ai nuk ndihet asnjëherë 100 për qind i sigurt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përderisa i ka përkrahur protestat e vazhdueshme kundër racizmit dhe brutalitet policor në SHBA.

Protesta të shumta janë zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga vdekja e George Floyd, burrit me ngjyrë i cili vdiq pasi që një polic i bardhë, Derek Chauvin, ia mbajti gjurin mbi qafë për mbi tetë minuta, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Onuoham i cili tani luan në ligën amerikane për Real Salt Lake, ndien se për këto protesta ka pasur nevojë që një kohë të gjatë, përderisa tha se ligjet e SHBA-së për pronësi të armëve bëjnë që një person me ngjyrë të mos ketë kurrë mundësi të qetësohet plotësisht.

“Unë jam gjithmonë shumë i vetëdijshëm për sjelljet e mia dhe nga mënyra se si mund të shihem nga njerëzit që kanë fuqi. Personalisht nuk më pëlqen ta them këtë, por kam frikë dhe mosbesim ndaj policisë. Më ka pëlqyer shumë jeta këtu, por ka edhe anën e errët”, ka thënë Onuoha.

“Jam rehat kur vjen puna te çfarëdo lloj brutaliteti tjetër, por kur vjen nga policia, e di që nëse ma lexojnë gabimisht ndonjë veprim, atëherë jeta ime mund të marrë fund. Unë e ndiej këtë ç ditë. Nuk jam vetëm unë, por edhe të gjithë të tjerët”.

“Nuk po tentoj të jem kritik ndaj policisë, ka shumë policë të mirë, por nganjëherë ndiej se njerëzit i vendosin policët në një piedestal dhe i bën ata si superheronj”.

“Por, fakti është se ata janë vetëm disa njerëz me një shenjë dalluese dhe me armë dhe me shumë më shumë fuqi”.

“Nëse ti shqetësohesh për fqinjin tënd, pse nuk do të shqetësoheshe për një person që i patrullon rrugët dhe që tani ka më shumë fuqi dhe më shumë armë, por i ka ende të njëjtat qëndrime? Unë kurrë ndihem 100 për qind i sigurt”. /Gazeta Express/