Futbollistët e Athletic Bilbaos ndiejnë se janë dëmtuar dhe i fajësojnë gjyqtarët për humbjen e së dielës kundër Real Madridit në La Liga.
Athletic u mund 1:0 nga Madridi falë golit të Sergio Ramosit nga pika e bardhë, pas një penalltie kontroverse të fituar nga Marcelo në San Mames, transmeton Gazeta Express.
Skuadra baske u zemërua kur Raul Garcias iu mohua një penallti, pak pasi të bardhët përfituan nga penalltia pas ndërhyrjes së VAR-it.
Por, sipas Juan Andujar Oliver, ekspertit të referimit në MARCA, ndërhyrja e Ramosit ndaj Garcias nuk ishte për penallti.
Kjo nuk i ka ndaluar dy futbollistë të Athletic të shprehin zemërimin në rrjetet sociale.
Sulmuesi Inaki Williams e publikoi një fotografi nga dueli mes Garcias dhe Ramosit, duke e përshkruar atë me dy emotikone për t’i shprehur ndjenjat, gjë të cilën e bëri edhe Unai Lopez./Gazeta Express/
— IÑAKI WILLIAMS (@Williaaams45) July 5, 2020
— Unai Lopez (@unai10lopez) July 5, 2020