Futbollistët e Argjentinës gjatë festës: Një minutë heshtje për Mbappe - Gazeta Express
string(69) "futbollistet-e-argjentines-gjate-festes-nje-minute-heshtje-per-mbappe"

Futbollistët e Argjentinës gjatë festës: Një minutë heshtje për Mbappe

Botërori 2022

Gazeta Express

19/12/2022 8:26

Argjentina dhe Messi mbrëmë e fituan finalen kundër Francës me triller në fund, pasi që ndeshja u përcaktua nga penalltitë

Gjatë kësaj ndeshje, Messi shënoi dy gola për Argjentinën kurse një tjetër për ta e shënoi Di Maria, ndërkaq për Francën të tre golat u shënuan nga Kylian Mbappe.

E pas ndeshjes ka vazhduar edhe festa e futbollistëve.

Në zhveshtore, kreator i festës ishte Emiliano Martinez, i cili gjatë festës në rresht bëri edhe një dis për Mbappen që ia shënoi tre gola atij në ndeshjen e sotme – pa përfshirë golin që e shënoi nga penalltia.

“Një minutë heshje…për Mbappe”, dëgjohet duke thënë Martinez derisa video është postuar nga Otamendi. /GazetaExpress/