Futbolli anglez dominues, sipas studimit të CIES - Gazeta Express

Futbolli anglez dominues, sipas studimit të CIES

Sport

Gazeta Express

10/09/2019 17:38

Për herë të parë në histori, një klub futbolli ka një organikë me vlerë totale më shumë se 1 miliard euro. Një mur i shembur në fillim të sezonin 2019-2020 nga Manchester City (1.014 miliard), nëse merr parasysh paratë e investuara për të formuar skuadrën që drejton sot Pep Guardiola. Një sforcim i madh ekonomik i pronarëve arabë të Citizens, që në kokën e tyre kanë vetëm një objektiv: të fitojnë Champions League-n.

Sipas këtij klasifikimi të CIES (Qendra Ndërkombëtare e Studimit të Sportit), pas mbylljes së transferimeve të kësaj vere, dy klube të tjera europiane janë afër kësaj shifre: Paris St-Germain (913 milionë €) dhe Real Madrid (902 milionë €).

Hendeku midis skuadrës më të kushtueshme dhe më të lirë vërehet në La Liga, Spanjë, është mes Realit të Madridit dhe Mallorcas. Klubi mbretëror ka vlerë 148 herë më të lartë se skuadra ishullore. Në Ligue 1 PSG është 114 herë më i shtrenjtë sesa Nîmes, në Bundesligë Bayerni i Mynihut është 85-fish më me vlerë se Paderborni dhe më Serinë A Juvja vlen 63-fishin e Lecces. Interesant fakti që në Premier League, herësi i skuadrës më me vlerë me atë të fundit në këtë klasifikim është vetëm 32. Pra, skuadra më më vlerë në botë, Manchester City, kushton sa 32-fishi i Norwichit. Kjo pasqyron ndarjet e mëdha financiare në futbollin evropian dhe shpjegon arsyen pse Premier League është kampionati me më pak diferenca edhe në anën sportive.

Jo më kot, një skuadër e kampionatit anglez kushton mesatarisht 345 milionë euro, në La Liga dhe Serinë A ka barazi të plotë, me vlerën mesatare 167 milionë euro, më pas renditen Bundesliga me 124 milionë dhe Ligue 1 me 118 milionë.

10 skuadrat më të shtrenjta në Europë

Vlera (euro)              Skuadra

1.014 miliard     Manchester City   (Angli)

913 milionë       Paris St-Germain  (Franë)

902 milionë      Real Madrid           (Spanjë)

751 milionë       Manchester United  (Angli)

719 milionë       Juventus                (Itali)

697 milionë      Barcelona               (Spanjë)

639 milionë      Liverpool                (Angli)

561 milionë      Chelsea                    (Angli)

550 milionë     Atlético Madrid      (Spanjë)

498 milionë    Arsenal                     (Angli)