Fushë-Kosovë: Vdiq brenda dhomës e cila u përfshi nga zjarri - Gazeta Express
string(59) "fushe-kosove-vdiq-brenda-dhomes-e-cila-u-perfshi-nga-zjarri"

Fushë-Kosovë: Vdiq brenda dhomës e cila u përfshi nga zjarri

Gazeta Express

22/01/2020 10:29

Një person nga Fushë-Kosova ka vdekur si pasojë e zjarrit që kishte përfshirë një pjesë të dhomës në të cilën po qëndronte, bën të ditur policia

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Henc të Fushë – Kosovës, derisa ende nuk dihen rrethanat që kanë çuar deri te zjarri.

Lexo Edhe:

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Express/