Fushë Kosovë: E ndali në rrugë, e goditi në kokë dhe e plaçkiti - Gazeta Express
string(61) "fushe-kosove-e-ndali-ne-rruge-e-goditi-ne-koke-dhe-e-plackiti"

Fushë Kosovë: E ndali në rrugë, e goditi në kokë dhe e plaçkiti

Gazeta Express

19/01/2020 11:26

Në stacionin policor në Fushë Kosovë, një person ka raportuar se derisa ishte duke ecur rrugës, një person e ka goditur dhe i ka vjedhur para

Rasti ka ndodhur mbrëmjen  e së shtunës në Fushë Kosovë. Viktima ka deklaruar në polici se derisa ishte duke shkuar në shtëpi, në rrugë i kishte dalë një person i dyshua dhe sipas dëshmisë së viktimës, ai e kishte goditur në kokë dhe me dhunë ia kishte marrë 300 euro para të gatshme.

Lexo Edhe:

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se i dyshuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes, ndërkaq sipas viktimës, i dyshuari është i njohur për të dhe familjen e tij.

Bëhet e ditur se i dyshuari është kërkuar nga policia, por nuk është gjetur në shtëpi, ndërkaq raste vëzhdon të jetë nën hetime./Express/