‘Fushata’ që po terrorizon qytetarët, shablloni me njoftimin për vdekjen e nënës vendoset nëpër shtylla elektrike - Gazeta Express
string(110) "fushata-qe-po-terrorizon-qytetaret-shablloni-me-njoftimin-per-vdekjen-e-nenes-vendoset-neper-shtylla-elektrike"

‘Fushata’ që po terrorizon qytetarët, shablloni me njoftimin për vdekjen e nënës vendoset nëpër shtylla elektrike

Gazeta Express

15/07/2020 7:25

Një njoftim shabllon për vdekjen nënës, i vendosur diku në Prishtinë, po terrorizon qytetarët.

‘Njoftimi’ që në thelb ka për qëllim vetëdijësimin e qytetarëve për bartjen e maskës mbrojtëse, është pritur tejet keq nga qytetarët.

Lexo Edhe:

“Fotografia e tyre do të jetë këtu sepse nuk keni veshur maskën tuaj për të shpëtuar vetën dhe të tjerët”, shkruan në mbishkrimin e këtij njoftimi.

Nuk dihet se kush fshihet prapa vendosjes së këtyre njoftimeve, përmbajtja e të cilëve po kritikohet në masë të madhe nga qytetarët nëpër rrjetet sociale.

Madje shumë nga qytetarët kanë ftuar autoritet ta hetojnë këtë rast.