Fushata për Ngritjen e Vetëdijes për Kancerin e Gjirit që po bashkon vajzat dhe gratë e suksesshme të Kosovës - Gazeta Express
string(109) "fushata-per-ngritjen-e-vetedijes-per-kancerin-e-gjirit-qe-po-bashkon-vajzat-dhe-grate-e-suksesshme-te-kosoves"

Fushata për Ngritjen e Vetëdijes për Kancerin e Gjirit që po bashkon vajzat dhe gratë e suksesshme të Kosovës

Gazeta Express

31/10/2020 15:39

Prishtinë, 31 Tetor 2020 – Teksa i afrohemi fundit të muajit që shënon ngritjen e vetëdijes ndaj kancerit të gjirit, në rrjete sociale u bë virale fushata ‘Think Breast Cancer Awareness’ ku personalitete dhe gra të suksesshme si aktorja Adriana Matoshi, producentja Xheraldina Vula, këngëtarja Dafina Zeqiri, Diona Fona, Agnesa Vuthaj, Learta Jakupi, Argjira Spanca, dhe shumë emra e personalitete të tjera u bënë pjesë e fushatës sensibilizuese.

Fushata pati në fokus shpërndarjen e dhuratave, të cilat përmbajnë materiale informuese rreth detektimit dhe identifikimit të hershëm të kancerit të gjirit, si dhe dhurata përcjellëse me mesazhin se muaji i ngritjes së vetëdijes për këtë sëmundje po përfundon, mirëpo jo luftimi i saj. 

Lexo Edhe:

Gjatë vitit 2019, 30-35 gra në muaj janë diagnostikuar me kancer të gjirit në Kosovë, duke e bërë këtë lloj kanceri dominues në vendin tonë. Duke patur parasysh të dhënat dhe nevojën e sensibilizimit të grave mbi kontrollat e rregullta për të identifikuar herët shenjat e para të kancerit të gjirit, në përmbyllje të muajit – por jo të luftës, u bë e ditur se agjencia e marketingut ‘Think B’ në Prishtinë ndërmori dhe organizoi këtë iniciativë.