Fury premton rimeç me Wilderin, pas barazimit në dhjetor


Gazeta Express
21 Maj 2019 23:47

Tyson Fury ka thënë se një rimeç me Deontay Wilder për titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë të boksit ka shumë gjasa të ndodhë në mars ose prill të vitit të ardhshëm.

Wilder fitoi me nokaut ndaj bashkatdhetarit të vet Dominic Breazeale pas vetëm 40 sekondave të shtunën e kaluar dhe e mbrojti titullin në ËBC, transmeton Gazeta Express.

Menaxheri i Wilder, Shelly Finkel, ka thënë se 33-vjeçari me gjasë do të boksojë ndaj Fury apo Anthony Joshuas vitin e ardhshëm.

E Fury dëshiron rimeç, pas barazimit në meçin e kaluar me Wilderin në dhjetor.

“Wilder nuk mund të ikë gjithmonë. Ky rimeç duhet të ndodhë”, tha Fury, 30 vjeç.

“Ishim shumë pranë një rimeçi. Ne i përgatitem kontratat, ata i përgatiten kontratat, dhe po tentonim të pajtoheshim për kushtet”, shpjegoi Fury.

Gjithçka kishte dyshtuar për shkak se dyshja kishte nënshkruar kontratë me transmetues të ndryshëm në SHBA. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart