Fundoset princi britanik, i dalin fotot me prostitutat në një klub nate


Gazeta Express
18 Nëntor 2019 10:46

Skandalet për princin britanik Andrew duket se nuk kanë të sosur. Këtë herë, mediat botërore kanë shpërndarë fotot e tij, teksa feston Halloween në mënyrë të çmendur.

Ai është parë në shoqërinë e modeles Heidi Klum, të disa prostitutave si dhe të ndihmëses së e miliarderit pedofil, Ghislaine Maxwell. Andrew u fotografua duke shijuar momentet në shoqërinë e supermodeles në një klub natë ne New Jork në tetor.

Në fotot e sikletshme, krahu i djathtë i pedofilit Epstein, Maxwell shihet me një paruke bionde, ndërsa Klum shihet e mbështetur të princi dhe të tre qeshin së bashku.

Ndërsa Heidi Klum mbante në kokë një paruke të zezë dhe buzët i kishte lyer flakë të kuqe.

Te fundit


Kthehu lart