Ky është çaji natyral që lufton të gjithë viruset - Gazeta Express
string(49) "ky-eshte-caji-natyral-qe-lufton-te-gjithe-viruset"

Ky është çaji natyral që lufton të gjithë viruset

Gazeta Express

25/02/2020 13:53

Një filxhan çaji përveç se është i shijshëm, është i pasur edhe me plot vlera ushqyese. Bimët, me të cilat mund të përfitoni një filxhan çaji janë po ashtu të panumërta dhe shumë të larmishme.

Sipas Agrweb, ekziston një kombinim i mrekullueshëm çaji që do t’ju mbrojë nga çdo virozë e stinës. Gjithçka që ju duhet është pak rozmarinë, mente, gjethe dafine dhe çaj mali.

Lexo Edhe:

Të gjitha këto erëza aromatike ndihmojnë në qetësimin e organizmit dhe rrugëve të frymëmarrjes.

Rozmarina do t’iu ndihmojë në uljen e temperaturës, ndërsa gjethet e dafinës kanë veti detoksifikuese, duke larguar të gjithë bakteret dhe infeksionet nga trupi. Nga ana tjetër menta largon dhimbjen e kokës dhe çliron rrugët e frymëmarrjes.

Procedura e përgatitjes së këtij çaji është e paraqitur më poshtë:

Përbërësit:

3 degë çaj mali

3-4 gjethe dafine

2 degë rozmarinë

3-4 fletë mente

Përgatitja

Së pari mbusheni një enë të thellë me ujë të pijshëm. Ndërkohë, lajini mirë të gjithë përbërësit e mësipërm. Vendoseni ujin të vlojë, dhe pas disa minutash shtojani brenda të gjithë përbërësit. Pas disa minutave zierje, kullojeni lëngun e çajit, i cili duhet të ketë marrë ngjyrë kafe të errët.

Nëse nuk mund ta pini pa ndonjë ëmbëltues, atëherë preferohet të përdorni mjaltë për t’ia përmirësuar shijen. /Express