Sport

Gazeta Express

22/11/2019 17:23

Fundjava me plot derbi në Kosovë e Evropë, të gjitha në IPKO

Sport

Gazeta Express

22/11/2019 17:23

Platforma televizive IPKO në bashkëpunim me Digitalb vazhdon t’i mbulojë ngjarjet më të mëdha sportive në vend dhe jashtë tij përmes kanaleve të Super Sport dhe Super Sport Kosova.

Edhe këtë fundjavë, IPKO do t’i sjellë ndeshjet derbi të IPKO Superligës së Kosovës në futboll dhe të ligave më të forta evropiane, Premierliga, La Liga dhe Serie A.

E mbi të gjitha në kampionatin anglez, ku do të përballen Manchester City me Chelsean.

Kurse, në Itali ndeshja kryesore do të jetë ajo në mes të Milanit dhe Napolit.

Gjithashtu, IPKO ua sjell edhe ngjarjet kryesore nga sportet tjera në botë.

Dy derbi në fundjavë në IPKO Superligë

Pas ndeshjes së sotme ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit, e cila përfundoi 2:1 për therandasit, në fundjavë do të luhen edhe dy ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 16-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Drita – Llapi dhe Prishtina – Trepça ’89 konsiderohen dy ndeshje të tjera të mëdha të kësaj fundjave.

Të gjitha ndeshjet e IPKO Superligës i transmeton IPKO përmes kanaleve të Super Sport Kosova

IPKO Superliga – Java e 16-të

SSK1 E premte Ballkani 2–1 Gjilani

SSK1 E shtunë 13:00 Drita – Llapi

SSK3 E shtunë 13:00 Flamurtari – Feronikeli

SSK2 E shtunë 14:00 Prishtina – Trepça ‘89

E shtunë 13:00 Drenica – Vushtrria

SSK1 E diel 13:00 Ferizaj – Dukagjini

Man City – Chelsea, derbi evropian i fundjavës

Kampionati anglez i futbollit vazhdon të na sjellë ndeshje derbi.

Premierliga do të na dhurojë këtë fundjavë ndeshjen më të madhe të fundjavës në ligat më të forta evropiane.

Manchester City dhe Chelsea do të përballen në mes vete në ndeshjen më të madhe të xhiros së 13-të.

Kampioni aktual i Anglisë ka nevojë për fitore për të mbetur në garë për titull.

Nga ana tjetër, “Blues” po kalojnë nëpër një formë të shkëlqyeshme dhe duan pikë në “Etihad Stadium”.

Ndërkohë, lideri Liverpool i do të tria pikët në vizitën që do t’ia bëjë Crystal Palacet për ta ruajtur distancën karshi ndjekësve.

Manchester United do të ketë udhëtim të vështirë pasi atë e pret Sheffieldi, kurse Arsenali pret fitore ndaj Southamptonit.

Në Spanjë, Barcelona pret fitore të lehtë kundër Leganes në udhëtim, në kuadër të xhiros së 14-të.

Ndërkaq, Real Madridi do të ketë punë më të vështirë pasi do ta presë Real Sociedadin e papërshtatshëm.

E në Itali, dueli kryesor është ai në mes të Milanit dhe Napolit.

Dy skuadrave nuk po iu shkojnë punët mirë këtë sezon prandaj i duan të tria pikët për t’u ngritur në tabelë.

Juventusi duhet të djersitet mirë për ta mundur Atalantan në udhëtim, njëjtë si Interi, i cili ka punë me Torinon.

Ndeshjet kryesore të ligave më të forta evropiane, Premierliga, La Liga e Serie A i transmeton platforma televizive IPKO përmes kanaleve të Super Sport dhe Super Sport Kosova.

Premierliga – Java e 13-të

E shtunë 13:00 West Ham – Tottenham

E shtunë 16:00 Arsenal – Southampton

E shtunë 16:00 Bournemouth – Wolverhampton

E shtunë 16:00 Brighton – Leicester City

SSK1 E shtunë 16:00 Crystal Palace – Liverpool

E shtunë 16:00 Everton – Norwich City

E shtunë 16:00 Watford – Burnley

SSK1 E shtunë 18:30 Man City – Chelsea

SSK1 E diel 17:30 Sheffield Utd – Man Utd

E hënë 21:00 Aston Villa – Newcastle

La Liga – Java e 14-të

E premte 21:00 Levante – Mallorca

E shtunë 13:00 Leganes – Barcelona

E shtunë 16:00 Betis – Valencia

E shtunë 18:30 Granada – Atl Madrid

E shtunë 21:00 Real Madrid – Real Sociedad

E diel 12:00 Espanyol – Getafe

E diel 14:00 Osasuna – Ath Bilbao

E diel 16:00 Eibar – Alaves

E diel 18:30 Villarreal – Celta Vigo

SSK2 E diel 21:00 Valladolid – Sevilla

Serie A – Java e 13-të

E shtunë 15:00 Atalanta – Juventus

E shtunë 18:00 Milan – Napoli

SSK1 E shtunë 20:45 Torino – Inter

E diel 12:30 Bologna – Parma

SSK2 E diel 15:00 Roma – Brescia

E diel 15:00 Sassuolo – Lazio

E diel 15:00 Verona – Fiorentina

E diel 18:00 Sampdoria – Udinese

SSK1 E diel 20:45 Lecce – Cagliari

E hënë 20:45 Spal – Genoa