“Fundi i trishtë”, policia reagon pas arrestimit të Gëzim Çelës në Kosovë: Si u kap “baroni” i drogës - Gazeta Express
string(95) "fundi-i-trishte-policia-reagon-pas-arrestimit-te-gezim-celes-ne-kosove-si-u-kap-baroni-i-droges"

Shqiperi

Gazeta Express

08/12/2023 21:36

“Fundi i trishtë”, policia reagon pas arrestimit të Gëzim Çelës në Kosovë: Si u kap “baroni” i drogës

Shqiperi

Gazeta Express

08/12/2023 21:36

Policia e Shtetit ka dalë me informacion zyrtar për arrestimin e “baronit” të drogës, Gëzim Çela.

Njoftimi i policisë

Lexo Edhe:

Operacioni për kapjen e tij u kodua “Fundi i trishtë” dhe u zhvillua në bashkëpunim me policinë kosovare dhe agjencitë ligjzbatuese të vendeve partnerë strategjikë.

Policia kishte marrë informacione se në Ferizaj të Kosovës fshihej Çela i kërkuar prej vitesh nga drejtësia shqiptare dhe ajo italiane.

Menjëherë pasi është informuar ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, e cila organizoi dhe finalizoi operacionin policor.

Gëzim Çelaj (Çela), 55 vjeç, lindur dhe banues në Krujë ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Gjithashtu, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi ish-Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar me 10 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municione luftarake”, pasi:

-Më datë 12.06.2014, në orët e para të mëngjesit, është kapur në flagrancë shtetasi R. H., me lendë narkotike kokainë, e cila ishte nisur nga Kosova në Shqipëri, për llogari të shtetasit Gëzim Çelaj. Në banesat e këtij të fundit, në Kurbin dhe në Tiranë, janë ushtruar kontrolle dhe janë gjetur dhe sekuestruar 207 kg kanabis sativa, 22 kg heroinë, 500 gramë kokainë dhe 14 armë zjarri të llojeve të ndryshme.

55-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar edhe nga Interpol Roma, Itali, pasi në vitin 2012, autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar me 19 vjet, 9 muaj e 29 ditë burgim, për kryerjen e veprave penale “Organizator i migrimit ilegal” dhe “Organizatë kriminale për shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.