Fundi i Spartakut, vdes ikona e Hollywoodit Kirk Douglas - Gazeta Express
string(55) "fundi-i-spartakut-vdes-ikona-e-hollywoodit-kirk-douglas"

Fundi i Spartakut, vdes ikona e Hollywoodit Kirk Douglas

Gazeta Express

06/02/2020 0:37

Me më shumë se 92 role, përfshirë 75 filma, Douglas konsiderohet superylli më i madh i të gjitha kohërave

Kirk Douglas, njëri prej yjeve më të mëdhenj të filmave më të njohur, ka vdekur sonte. Ai ishte 103 vjeçar.

Lexo Edhe:

Legjenda e aktrimit, i cili ishte në shëndet të mirë prej që pësoi një goditje në tru më 1996, jetonte bashkë me gruan e tij, 65 vjeçaren Anne Buydens dhe tre djemtë: Michael, Joel dhe Eric.

“Është një dhimbje e jashtëzakonshme për mua dhe vëllezërit e mijë. Kirk Douglas na la sot në moshën 103 vjeçare”, ka thënë Michael në një deklaratë për People”. “Për botën, ai ishte një legjendë, një aktor nga koha e artë e filmave i cili jetoj vite të arta, kishte përkushtim humanitar dhe ndihmoj kauza të ndryshme ne drejtësi, në standarde jete që ne të gjithë i duam”.

Aktori vazhdoi, “Për mua dhe vëllezërit e mijë Joel dhe Peter ai ishte thjesht një baba, për Catherinen, një vjehërr i mrekullueshëm, për nipërit dhe stërnipërit e tij një gjysh i mirë, kurse për gruan e tij Anne, një burrë i mrekullueshëm”.

“Jeta e Kirkut ishte e përmbledhur, ai la pas një trashëgimi në film që do ti mbetet gjeneratave që do të vinë, një histori si një filantropist i njohur i cili punon për të ndihmuar njerëzit për të sjell paqe në planet”, shtoi Michael. “Me lejoni ta përfundoj me fjalët që ia thashë atij në ditëlindjen e tij dhe të cilat gjithmonë janë të vërteta. ‘Baba-Të dua shumë dhe jam shumë krenar që jam djali i jot”.

Në dhjetor, Michael u nominua për Golden Globe për rolin e tij në Kominsky Method derisa babai i tij e festoi ditëlindjen e 103.

Për të festuar Michael (75), shpërndau një foto të bukur me babin e tij të famshëm dhe vetveten, duke falënderuar Shoqatën për Shtyp të Huaj në Hollywood që e kishin nominuar atë pikërisht në ditëlindje të babait.

“Çfarë ditë e madhe. Faleminderit HFPA për nominimin në Golden Globes duke e bërë babin tim krenar në ditëlindjen e 103-të “, kishte shkruar Michael.

Në nëntor 2018, Douglas e kishte përcjellur inaugurimin e yllit të Michael në “Hollywood Walk of Fame”-ku aktori i Basic Instinct e kishte nderuar babin e tij.

“Do të thotë shumë për mua, baba, që ju jeni këtu sot”, kishte thënë Michael me lot në sy. “Faleminderit për këshillën tende, inspirimin dhe këto ua them me zemër: Jam shumë krenar që jam djali i jot”.

Me rreth 92 role aktrimi, përfshirë më shumë se 75 filma, shtatë nga të cilët ishte bashkëaktor me shokun e tij Burt Lancaster, Douglas ishte superyll edhe para se ky term te njihej për ne.

Ai mori nominimin e parë për Oskar më 1950 për filmin “Champion” dhe ishte nominuar përsëri më 1953 për filmin e Hollywood, “The Bad and the Beautifull”  si dhe në vitin 1957 për paraqitjen e tij si Vincent Van Gogh në filmin biografik “Lust for Life”.

Më 1996, ai është shpërblyer me Oskarin e nderit për 50 vite për kontributin e tij në film dhe komunitetin kinematografik.

Douglas njihej për guximin e tij si në ekran ashtu edhe jashtë tij, madje edhe në kohë të vështira ai ishte një njeri me bindje të përzemërta, ku punësoi një skenarist në listën e zezë, Dalton Trumbo-duke i dhënë atij kompetencë të plotë-e ku ai shkroi filmin epik Spartacus më 1960, ku Douglas përpos rolit kryesor luajti edhe rolin e producentit ekzekutiv.

“Ishte një kohë e tmerrshme, e turpshme”, kishte thënë Douglas për People për shkak të reagimit të industrisë argëtuese të komunizmit gjatë viteve 40’ dhe 50’. “Dalton ishte në burg për shkak se ai kishte refuzuar t’i përgjigjej disa pyetjeve, kështu që unë vendosa, ‘në djall këto! Do ta vendos emrin e tij në këtë film. Mendoj se kjo është gjëja që me bënë me së shumti krenar sepse unë isha ai që e nxora nga lista e zezë”.

Siç thuhet në autobiografinë e tij më 1988, “The Ragman’s Son, Douglas- kishte baba Issur Danielovitch Demsky — ai ishte lindur nga një emigrant ruso-hebre të pa arsimuar.

Douglas kishte folur për babin e tij për People duke thënë se “babai i im nuk ishte shumë i dashur, ai asnjëherë nuk interesohej për atë çka bëja unë. Kisha gjashtë motra dhe asnjë vëlla dhe dëshiroja që të jem më afër babait tim por ai me injoronte”.

Në vend të kësaj, ai gjeti prehje te nëna e tij dhe nga aty vendosi që ai të mos jetë kaq i largët më fëmijët e tij sa ishte babai i tij.

“Unë jam shumë me kërkues për fëmijët e mijë, sidomos në përqafime dhe puthje duke ju thënë që i dua shumë”, kishte thënë ai. “Babai i imë nuk ishte i tillë.

Aktori, i njohur si Izzy, kishte kryer 40 punë dhe u rrit në Amsterdam, N.Y., ai ishte edhe prezantues lajmesh para se të fillojë aktrimin në shkollë e lartë e ku do të bënte emër. Ai studioi në Akademinë e Arteve Dramatike në Manhattan bashkë me shokun e tij Lauren Bacall, i cili më vonë do ta ndihmonte atë të luaj edhe role në film, krah aktores Barbara Stanwyck më 1946 në filmin “The Strange Love of Martha Ivers”.

Një tjetër shoqe klase në akademi ishte Diana Dill, me të cilën Douglas do të martohej nga 1943 deri më 1951. Ajo është nëna e dy djemve të Douglas, Michaelit, i lindur më 1944 dhe Joelit i lindur më 1947

Sidoqoftë të kesh një familje në Hollywood është shumë e vështirë. Siç ka thënë Michael në disa raste, përfshirë edhe në fjalimin e tij më 1987 kur mori çmimin Oskar për aktoren më të mirë, rritja në një hije kaq të madhe siç ishte ajo i Kirkut nuk ishte gjithmonë e lehtë.

Më 1979, Micheal i kishte thënë People që “KIrk Douglas është një akt i vështirë për ta ndjekur. Dua të them se ai është i varur në një kryq nga Spartacusi duke vazhduar që ta gdhend emrin e tij në lisat e mëdhenj të vikingëve…”, mandej shtonte “Të kesh një baba të famshme, gjithmonë të shkakton dhimbje në prapanicë”.

Zoti i shtëpisë kurrë nuk ka dashur që djemtë e tij ti ndjekin hapat e tij. “Nuk kam dashur që Michael të jetë një aktor”, i kishte thënë ai People. “Dëshiroja që të jetë avokat apo mjek, si shumë baballarë të tjerë. Por, ai është aktor i mirë, aktor i imë i preferuar”.

Derisa vitet ecnin, ashtu edhe lidhja e tyre u forcua, madje familja u përballë më vështirësi të madhe sidomos kur djali i vogël i Kirk (vëllai i Michael), Eriku vdes në moshën 46 vjeçare më 2004, kurse djali i Michael, Cameron dënohet më pesë vite burg më 2010 si diler i drogës. Në të njëjtin vit, Michael ishte diagnostifikuar me kancer në fyt.

Por, kishte edhe kohëra të mira gjithashtu, sidomos lumturia e Kirjk u pa kur Micheal u martua për të dytën herë me aktoren Catherine Zeta Jones në një dasmë luksoze në vitin 2000 –pastaj lindja tjetër e djalit të Michael dhe Catherine (ata kanë dy), Dylan më 8 gusht të vitit 2000.

“E dini, Dylan ka një nur më të ndritshëm se i imi”, kishte thënë gjyshi krenar për People. “Por, mendoj që ai duket si Catherine. Catherine është pak e zbehtë. Jo keq!”.

Aktori legjendar kaloi vitet e fundit i rrethuar me më të dashurit e tij përfshirë edhe Cameronin, i cili u lëshua nga burgu më 2016 dhe priti fëmijën e ti të parë, vazën Lua Izzy në dhjetor të 2017-ës.

Lua Izzy u emërua për ta nderuar Douglasin si stërmbesa e tij e parë.

Ai festoi ditëlindjen e 103-të me familje-si dhe kishte edhe shumë dhurata nga të afërmit e tij përfshirë Michael dhe Catherine.

Aktorja kishte shpërndarë dy foto të saj në Instagram ku shihet duke festuar me aktorin ikonik që kishte kaluar 100 vjet. Një fotografi e embël në të cilën ai edhe pse i vjetër dinte si të buzëqeshte para kamerës.

“Ky burrë te gjuri im është 103 vjet!!! Urime ditëlindja, babi!!! Të dua me gjithë zemër”, kishte thënë Zeta-Jones (50).

Në ditëlindjen e tij të 101-të, aktori e kishte festuar me dy torte: një të dekoruar me një luledielli në nder të paraqitjes se tij në filmin për Vincent Van Gogh, “Lust for Life”, dhe në një tetër me një palë dorëza të kuqe ku ai kishte marrë nominimin e parë për Oskar me filmin “Champion”.

Aktori po ashtu ishte vizituar nga Dame Judi Dench e cila i kishte thënë People në atë kohë që “kurrë nuk do ta harroj këtë moment. Ai është legjenda e familjes sonë”. /GazetaExpress/